Humori i saj i bën të qeshin të gjithë. Edhe pse nuk është pjesë e VIP-ave të televizionit, Jona Vrioni është një nga personazhet më të dashur në rrjetin social TikTok.

Ajo është kthyer tashmë në një fenomen dhe është bërë shumë e njohur për opinionin publik falë skeçeve plot humor që krijon, duke argëtuar të gjithë ndjekësit e saj.

Emra të njohur shqiptarë kanë rënë “pre” e imitimeve të Jonës, e jo vetëm, pasi asaj i pëlqen të ‘ngacmojë’ edhe të ëmën.

Jona ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin e Rudinës në Tv Klan. Gjatë bisedës u surprizua nga një letër e shkruar nga e ëma, e cila i shpreh dashurinë, ndërsa me shaka, i thotë se i ka borxhe pasi i ka marrë të drejtën e autorit.

Jona, zemra e mamit, ti e di që unë të dua shumë dhe të kam pikë të dobët sepse 5 vitet e para të jetës tënde ti i ke kaluar te nona sepse ke pasur probleme me shëndetin dhe nona të ka shërbyer. Por kjo nuk do të thotë që unë harroj që ti me fotot e mia bën video dhe je bërë e dashur për shumë njerëz. Dhe për këtë jam shumë e kënaqur, por me mua je në borxh moj Jona, se më ke marrë të drejtën e autorit. Jona, je shumë e shtrenjtë për mua. Jemi shumë krenarë për gjërat e bukura që ti bën”– shkruhej në letrën që e ëma i kishte dërguar Jonës së famshme të TikTok-ut.