Tomas Tuchel, trajneri i Chelsea-t, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së sotme të kampionatit kundër Ëest Ham.
Gjermani ka pasur mundësi të flasë edhe për blerjen e fundit të klubit londinez, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili është blerë në merkaton e verës nga Barcelona.
“Ishte tipi i personalitetit ekstravagant për të cilin të gjithë donin të flisnin dhe edhe kjo është një gjë e mirë, apo jo?”, ka bërë shaka trajneri për sulmuesin e Gabonit.
“Jo të gjithë duhen të vishen në mënyr ëtë mërzitshme! Mund të kesh një model të bukur flokësh dhe një makinë elegante. Gjykimi i personave në vazë të makinës dhe parave që fitojnë është një problem serioz”.
Tuchel ka shtuar: “Ndoshta është vetëm pak më i çmendur se ne dhe kjo është shumë mirë sepse duhet të jesh pak jashtë skemave për të qenë special në fushë. Ka shënuar shumë gola në karrierë, nuk ka dyshime se do ta bëjë edhe këtu”.
Do të shohim nëse futbollist, i cili ka bërë gjithë fazën përgatitore me Barcelona-n, do të mund të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen e ardhshme.