Sezoni i Liverpool-it definitivisht nuk ka nisur siç pritej. Skuadra e Klopp është e 10-ta në Premier League me dy fitore, katër barazime dhe dy humbje, përfshirë ndeshjen e fundit kundër Arsenal-it.

Dhe gjithashtu në Champions League, falë disfatës katastrofike ndaj Napoli-t, do t’i duhet t’i kushtojë vëmendje ndeshjes së kthimit me Rangers për të mos e gjetur veten në rrezik të rënies në Europa League.

Çfarë po ndodh me Reds? Problemi, siç kanë theksuar disa analistë, duket të jetë mbrojtja, e cila dikur ishte një nga pikat e forta të britanikëve.

Tani, falë një presingu më pak mbytës të ekipit dhe më pak topa të rikuperuar, Van Dijk dhe shokët e tij të repartit po vuajnë shumë. Por askush më shumë se Trent Alexander-Arnold.

Mangësitë në mbrojtje

Mbrojtësi i lindur në vitin 1998 konsiderohet prej disa vitesh si një nga më të mirët në botë që në moshë shumë të re dhe ishte një nga sekretet e skuadrës që fitoi Champions League në vitin 2019.

Në fund të fundit, cilësitë e tij teknike nuk diskutohen dhe kontributi i tij për ekipin, siç tregon një numër i çmendur asistesh. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit..

Problemi është se TAA, siç e quajnë në Anfield, është shumë i mirë në fazën sulmuese, por në mbrojtje ka disa mangësi. Në të vërtetë, për disa është i denjë… për kategorinë e tretë.

Pas paraqitjes së bërë në ndeshjen kundër Arsenalit, ish-ylli i Tottenham Jamie O’Hara ka folur për Alexander-Arnold në Talksport. Dhe nuk i ka kursyer kritikat.

Lojtar i Kategorisë së Tretë

“A mund të flasim se sa keq është Liverpool në mbrojtje? Është kaos total. Skuadrat kundërshtare e dinë se mund të kalojnë nga ana e Trent sa herë që marrin topin.

“Nëse do të isha trajneri i një skuadre që luan kundër Liverpool-it, gjëja e parë që do të thoja është ‘luani në të majtë’, luani një kundër një me Alexander-Arnold, sepse në fazën sulmuese është për Champions League, por në mbrojtje është për kategorinë e tretë”.

Dhe kur i kanë thënë O’Hara-s se ai mund të ishte duke e ekzagjeruar, ish-lojtari i Spurs i ka mëshuar idesë së tij dhe nuk është tërhequr mbrapa.

“Në mbrojtje, ai nuk di çfarë të bëjë. Ku po shkonte në rastin e golit të dytë të Arsenali-t? Ai duket si Bambi kur ecën në akull.” Dhe kjo është ndoshta arsyeja pse Southgate nuk e grumbullon me Anglinë…