Është zyrtare! Programi i kërcimit “Dancing With The Stars” do të rikthehet sërish në ekranin shqiptar.
Prej disa javësh flitej se ky program do të transmetohej në “Top Channel” ndërsa ditën e sotme ka qenë vetë kjo media që ka konfirmuar lajmin e madh.
Përmes një postimi në rrjetet e veta sociale, Top Channel ka lançuar edhe promon e programit, ndërsa ka zbuluar edhe se kush do ta moderojë.
E ndërsa edhe për këtë temë është diskutuar gjërë e gjatë në media, se cili do ta drejtonte emisionin, tashmë është mësuar edhe emri.
Do të jetë Bora Zemani, emri i së cilës është lidhur që në fillim me këtë program. Në promon e emisionit, shfaqet vetë moderatorja e njohur, duke konfirmuar kështu zërat se do të jetë ajo që do të drejtojë emisionin e shumëpritur nga të gjithë “Dancing With The Stars”.
Bora largohet kështu nga moderimi i një tjetër emisioni të suksesshëm, siç është “Përputhen”, teksa diskutohet se ky sezon i emisionit të të rinjve do t’i besohet Ori Nebiajt.
Sa i përket “Dancing With the Stars”, nuk dihet ende asgjë mbi jurinë e programit dhe konkurrentët VIP që do të marrin pjesë.
View this post on Instagram