Ish-sulmuesi legjendar i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o, ka folur në lidhje me Ansu Fatin. Ai është “i dashuruar” nga talenti i lojtarit të ri të katalanasve dhe mendon se do të jetë njeriu kryesor që do të mbajë peshën e ekipit pas largimit të Leo Messi.

“Unë mendoj se Ansu Fati do të jetë figura kryesore e Barcelonës në të ardhmen. Ai po bën një punë fantastike që tani, por shpresoj që klubi të kujdeset mirë për të.

“Shpresoj që të jetë njeriu që do të mbajë peshën kryesore pas largimit të Leo Messit”, – tha ai. Eto’o është një person i cili ka qenë shumë e rëndësishme te Barcelona dhe ka miqësi me Messin.