Euro ka rënë sërish poshtë kufirit të 114 lekëve në kursin e këmbimit me lekun. Kursi i këmbimit të euros me lekun ra më tej ditën e sotme dhe preku nivelin më të ulët për vitin 2023.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 113.61 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.37 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Kursi i sotëm është më i ulët i regjistruar që prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa euro duket se po i afrohet sërish vlerës minimale historike prej 112.83 lekësh, që ishte regjistruar një ditë më parë, në 28 dhjetor 2022.

Ndërkaq, edhe dollari amerika e paundi britanik kanë pësuar rënie ditën e sotme. Një dollar amerikan sot u këmbye me 104.7 lekë dhe një paund britanik u këmbye me 129.2 lekë.