Euro ra sot për herë të parë poshtë kufirit të 120 Lekëve, duke shënuar rënie në kursin e këmbimit me monedhën shqiptare.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro u këmbye ditën e sotme me 118.07 lekë, niveli më i ulët historik në kursin e këmbimit.

Vetëm javën e parë të këtij muaji, euro ka humbur 1.1 lekë, ndërsa që prej fillimit të vitit 2022 është zhvlerësuar me 2.8 lekë.

Kjo periudhë përkon me sezonin turistik dhe shoqërohet gjithmonë me dobësim të monedhës europiane dhe forcim të lekut si rrjedhojë e prurjeve në valutë nga emigrantët apo turistët e huaj, por edhe për shkak të parasë informale që qarkullon në vend.

Euro është futur tashmë në një trajektore rënëse dhe pritet të stabilizohet me mbarimin e sezonit turistik në vend.