Shqipëria luajti sonte mbrëmjen “finale” te parakohshme të Ligës së Kombeve, duke pesuar nje humbje vertet te hidhur dhe e cila erdhi ne minuten e fundit te takimit kur nje Golazo nga Myrto Uzuni ne te 89′ kishte barazuar shifrat momentalisht ne 1-1 pas golit te Weismann ne fillim te pjeses se dyte.

Nje gol spektakolar me goditje direkt voley, fluturimthi, brenda zone, duke shtangur stadiumin dhe portierin! Nje feste e madhe per shqiptarin qe aktivizohet te Granada ne Spanje dhe ku gjithashtu eshte duke bere mjaft mire.

VIDEO E GOLIT

Por, ne minuten e fundit, vendasit gjeten edhe golin e dyte me Baribo duke shuar keshtu shpresat e Shqiperise. Nje gafe e pafalshme e Mihaj qe ne tentative per ta larguar topin e lejon aty… Nje humbje qe e le keshtu Shqiperine me vetem 1 pike ne grupin 2 ne Ligen B. Izraeli është promovuar në Ligën A të Ligës së Kombeve të UEFA-s

VIDEO E GOLIT TE IZRAELIT 2-1

Ndeshja – Trajneri Edi Reja kishte ndryshuar skemën në prag të këtij takimi, duke zgjedhur të luajë me një 4-3-1-2, teksa në majë të sulmit i ka besuar dyshes Cikalleshi-Broja, të mbështetur nga Kristjan Asllani pas shpine. Në portë ishte Strakosha i përzgjedhuri, ndërsa në mbrojtje, Ajeti luajti në krah të Ismajlit në qendër, me Hysajn e Balliun nga krahët.

Sa i përket mesfushës, e nisen titullare Gjasula e Abrashi, të cilët kishin ne krah edhe Qazim Laçin. Ndeshja ishte e bukur dhe sigurisht me raste teksa levizja me e zgjuar e trajnerit Reja erdhi ne minuten e 78′. Trajneri hedh në fushë Myrto Uzunin dhe Enea Mihajn, duke ulur ne stol Cikalleshi dhe Ajetin…

Dhe pikerisht sulmuesi i Granada-s i dha ate energji te re sulmit, duke gjetur edhe eurogol por qe nuk mjaftoi per te mbajtur shpresat e ndezura pasi Shqiperia ne fund humbi duke konfirmuar nje semundje te vjeter, ate te pesimit te golave ne fund..