Europa dhe AstraZeneca po shkojnë drejt divorcit. Komisioni Europian nuk ka rinovuar kontratën me kompaninë anglo-suedeze për furnizimin me vaksinën anti-Covid të prodhuar nga Oxford, kontratë e cila skadon në fund të qershorit.

Një lëvizje e pritshme kjo nga ana e BE-së, duke parë kontraditat që lindën muajt e fundit për shpërndarjen në kohë të vaksinës anti-Covid. Kontradita që përfunduan në gjyq, me BE-në që ka akuzuar kompaninë farmaceutike për mosrespektim të kontratës.

AstraZeneca ka dorëzuar në 3-mujorin e parë 30 milionë doza të vaksinës anti-Covid nga 120 milionë që kishte premtuar. Kjo masë e marrë nga Bashkimi Europian vjen pas kontratës që ajo nënshkroi me Pfizer apo edhe me kompani të tjera, duke i dhënë një sinjal të fortë AstraZeneca se nuk ka nevojë për vaksinën e saj.

Nuk e rinovuam kontratën. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi nisur të punojmë me Pfizer për një fazë të dytë të vaksinave”, tha Thierry Breton, komisionieri i Komisionit të Brendshëm të BE-së.