Manchester United ka perjetuar nje mbremje te veshtire sonte teksa ne sfiden e saj te katert ne grupin e Europa League perballe ekipit modest Omonia Nicosia ka arritur te fitoje vetem ne minutat e fundit te takimit kur kishte hyre minuta e trete shtese.

Nje ndeshje qe ka qene nje tabele qitje por portieri i ekipit qipriot ka ndalur cdo tentative dhe madje ka terbuar Cristiano Ronaldon qe ka provuar disa here por pa gjetur dot kuadratin e portes.

VIDEO E GOLIT

Por, megjithate, ne fund te ndeshjes, nje aksion i Sanchos ka gjetur ne zone te lire McTomminay i cili nuk eshte menduar gjate por ka leshuar nje te djathte e cila ka kaluar mes kembeve te mbrojtesve dhe befasuar portierin dhe duke i dhuruar 3 piket ekipit te Ten Hag.

Skuadra e Djajve te Kuq tashme eshte ne kuoten e 9 pikeve dhe ne vend te dyte pasi Real Sociedad e pati mjaft te lehte me Sherif duke shenuar 4 gola ne Spanje.Pikerisht ekipi spanjoll ka siguruar kualifikimin ne turin tjeter dhe tashme do te perpiqet te ruaje edhe vendin e pare nga Djajte e Kuq.

Ekuiliber total në Grupin F të Europa League: pas katër ndeshjeve të luajtura të gjitha skuadrat e përfshira vetëm me 5 pikë, me një fitore, dy barazime dhe një humbje secila. Edhe sonte Lazio nuk arriti të kalojë më mirë nga Sturm Graz, i tërhequr zvarrë nga talenti Boving: është 2-2 në Olimpico pas nëntëdhjetë minutave.

VIDEO E GOLIT STURM GRAZ 2-2