Kombëtarja U-20 në basketboll për femra është mundur thellë 116-52 nga Zvicra, në ndeshjen e tretë të Europianit të gësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet në Yerevan të Armenisë.

Kjo është humbja e dytë e Shqipërisë në ndeshjet e Grupit D (u mund edhe nga Greqia), ndërkohë që ka fituar ndaj Ukrainës. Duket se fitorja ndaj Ukrainës ka lënë pasoja te kombëtarja, pasi janë dëmtuar 2 basketbolliste.

Për sa i përket takimit të fundit me Zvicrën, ai është dominuar nga rtivalet tona, që kanë patur epërsi në fushë gjatë gjithë kohës. Ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj, do ta zhvillojë ndaj Armenisë.