Në Torino të Italisë po zhvillohet Eurovision 2022, Festivali Europian i Këngës. Shqipëria mori pjesë me këngëtaren Ronela Hajati, e cila debutoi më 10 maj në gjysmëfinale me këngën e saj “Sekret”. Edhe pse përformanca e saj është vlerësuar si mjaft pozitive, këngëtarja nuk arriti të jetë mes 10 shteteve të kësaj nate të parë gjysmëfinale, që shkuan në finalen e 14 majit.

Kënga e Ronelës ishte e para në natën e parë gjysmëfinale dhe dinamizmi i saj në skenë ka mahnitur të gjithë. Gjithsesi, kjo nuk mjaftoi që këngëtarja shqiptare të kualifikohet për në finale.

Duke komentuar këtë paraqitje, Ronela Hajati shkruan në rrjetet sociale: “Edhe sikur të isha në finale, do të isha e fundit. E di. Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. Unë e fitova Eurovision, pasi unë fitova turmën. Dhe turma ka gjithnjë të drejtë. Ju dua”.