Ndryshim mes drejtuesve të West Ham, që ka zgjedhur Eve Vorley në këshillin administrativ.

Sipërmarrësja angleze, emri i vërtetë i së cilës është Emma Benton-Hughes, është prej kohësh partnere e bashkë-presidentit të West Ham, David Sullivan, bashkë me të cilin ndjek shpesh ndeshjet e Hammers, në tribunën e London Stadium.

Asgjë e çuditshme deri këtu, po të mos ishte për faktin se gruaja ka një të kaluar të veçantë.

Ajo, 55 vjeçe sot, ka xhiruar shumë filma pornografikë në fundin e viteve ’90 dhe fillimin e viteve 2000, siç ka bërë të ditur Daily Star.