Romanca e Evi Reçit me Kledi Hysën prej kohësh ka marrë vëmendje në rrjetet sociale. Ndonëse dyshja fillimisht vendosën të mos bëjnë ndonjë deklaratë publike, veprimet e tyre shpesh herë i nxirrnin zbuluar.

Rreth dy muaj më parë çifti vendosi ta konfirmonte romancën e tyre duke publikuar fotot krahë njëri-tjetrit ku për herë të parë ata rrëfyen dhe historinë e tyre të dashurisë.

E së fundmi dyshja ndodhen prej disa ditësh në jug të shqipërisë, ku po relaksohen nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Këngëtarja ka publikuar në Instagram disa foto, ku vëmendjen e mori komenti i mikeshës së saj Arjola Shehut…

“Xoga ime. Diku aty pashë një gjë…thjesht po e them”, ka shkruar Arjola, komenti i cili i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se mos ndoshta Evi ësht në një pritje të ëmbël.