Ivan Ljubicic u tërhoq nga sporti në vitin 2012, por 4 vite më pas ai do të niste detyrën e trajnerit të legjendës Roger Federer. Marrëdhënia e tyre nisi në vitin 2016, një sezon që u influencua nga dëmtimi në gju i zviceranit.

Kjo dyshe ka fituar 3 tituj grand slam dhe 4 trofe në turnetë Masters. Duke folur për marrëdhënien mes tyre Ljubicic tha se fakti që ka luajtur ndaj Federer e ka ndihmuar në punën e tij si trajner.

Ndaj Federer kam luajtur 16 herë në karrierën time, ndoshta më shumë se ndaj çdo tenisti tjetër. Kjo gjë më ka ndihmuar shumë në detyrën e trajnerit, për të kuptuar se si të jap ndihmesën time”, tha Ljubicic.

Duke e parë një tenist nga jashtë merr një informacion, por kur e ke përballë si rival arrin të krijosh një ide edhe më të saktë për të. Kur nisa karrierën si trajner i Federer në qarkullim kishte ende mjaft tenistë që i kisha patur rivalë në fushë. Kjo gjë më ndihmoi në stërvitjen time me të”, tha Ljubicic.