Në total janë 12 fëmijë, 3 vëllezër e 9 motra, të moshës nga 75 deri 92 vjeç. Në total, ata bëjnë 1,042 vjet dhe 315 ditë. Këto të dhëna e bëjnë familjen Cruz, me origjinë nga Pakistani, si familjen më të vjetër në moshë.

Nga 1 janari, kjo familje ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness”.

12 fëmijët jetojnë në shtete të ndryshme të botës, në Pakistan, në Amerikë, Kanada, Angli, Zvicër etj.

Ata quhen: Doreen (3 shtator 1923), Patrick (30 shtator 1925), Genevieve (4 korrik 1927), Joyce (2 mars 1929), Ronnie (24 gusht 1930), Beryl (26 gusht 1932), Joe (1 qershor 1934), Francesca (17 shtator 1936), Althea (27 korrik 1938), Teresa (9 qershor 1940), Rosemarie (30 mars 1943) dhe Eugenia (24 tetor 1945).

Edhe pse nuk jetojmë në të njëjtin vend, në të njëjtën çati, ne jemi një familje e bashkuar. Arritja e një rekordi të tillë është një moment i rëndësishëm për jetën tonë”, thanë “fëmijët” Cruz.