Arturo Vidal ka shkruar në Instagram se një nga qentë e vajzës së tij ka humbur gjatë fundjavës. Në këmbim për gjetjen e tij, ish-ylli i Inter-it ofron një milion pesos.
Arturo Vidal po kalon një situatë të komplikuar familjare. Pavarësisht faktit se ai shënoi një gol dhe luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren e Flamengo-s kundër Botafofog-s, këtë herë ka përfunduar në qendër të vëmendjes për ngjarje që nuk kanë lidhje me fushën.
Mesfushori ka zbuluar në rrjetet sociale se një nga qentë e vajzës së tij ka humbur, duke ofruar një shumë të majme për atë që mund ta gjejë.
Qeni ka humbur në komunën e Colina-s, konkretisht në godinën La Brisas de Chicureo. Si shpërblim, Vidal ka premtuar një milion pesos, siç tregohet nga një histori në Instagram.
Në të njëjtin postim, Vidal ka lënë një numër telefoni për këdo që mund të ketë informacione për vendndodhjen e qenit. Informacioni është publikuar edhe nga Maria Teresa Matus, ish-gruaja e futbollistit.
“Më duhet ndihma e të gjithëve! Jemi një shtëpi shumë e dëshpëruar, kemi humbur qenushin tonë Pascual”, ka shkruar ajo.