Imami, Ahmed Kalaja, në një intervistë në emisionin në RTV ORA tregoi rreth lidhjes së tij me besimin si dhe për familjen e tij të madhe. Kalaja thotë se ishin pyetjet e moshës që nuk mund t’ju jepte përgjigje ato që e çuan drejt besimit.

Ai tregon se janë një familje e madhe prej 14 anëtarësh. Imami jeton bashkë me gruan, dy prindërit e tij dhe 10 fëmijët e tyre.

“Kam 10 fëmijë dhe prindërit. Bashkëshortja është goxha potente në ndihmën e saj në këtë mision që kemi. Gjëja e mirë është që janë rritur dhe fëmijët.

Dhe kur mungojmë në shtëpi nuk vihet shumë re, se një pjesë të punëve e kryejnë ato.  Moza në fundjavë është gjithë ditën në xhami. Dhe gjatë javës shumë kohë kështu, dhe në kopsht”

Sipas tij fakti që janë shumë fëmijë nuk e vështirëson por e zbukuro ditën. “Në familjet e reja përkëdhelin qen e mace, unë përkëdhel 10 fëmijët”, tha ai.

Gjithashtu Ahmed Kalaja tregon se të paktën 1 ose 2 vakte mblidhen të gjithë së bashku për të konsumuar ushqim dhe kjo ndodh cdo ditë.