Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, njëkohësisht edhe gazetare e blogere e njohur, Zhaklin Lekatari, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka sqaruar se fansat e Luiz Ejllit nuk i kanë dëmtuar makinën.

Madje sipas opinionistes, makina e dëmtuar nuk ka qenë e saj por e një djali të fruta perimeve në zonën ku ajo jeton, ndërsa shpjegoi që ka pasur një konflikt me ish-administratorin e pallatit.

“Unë pata një problem me ish-administratorin e pallatit ku jetoj. Unë për momentin jam administratore e pallatit dhe patëm një konflikt. Ai më shtyu, më ngriti zërin. Lajmërova policinë, familjarët e mi menjëherë.

Makina e cila duket sikur është e dëmtuar në fakt është makina e një djali të të fruta perimeve aty i cili kishte hapur bagazhin e makinës për të nxjerrë arkat e fruta-perimeve dhe makina dukej si e thyer. Kjo është e gjitha, nuk ka pasur asnjë lidhje ngjarja me fansat e Luizit”- tha Zhaklin Lekatari në emisionin “Live from Tirana”.