Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar disa foto në rrjete sociale ku dukej opinionistja e “Big Brother”, Zhaklin Lekatari, në prani të një patrulle policie, ndërsa me shpejtësi u përhap lajmi se asaj i kishin thyer xhamat e makinës.

Dhe po ashtu në rrjet kanë qarkulluar edhe disa informacione se ky sulm ka ardhur nga fansat e spektaklit, pas spektaklit të mbrëmshëm. Në një komunikim që Balkan Web pati me Lekatarin, ajo u shpreh nuk është e vërtetë që i kanë thyer xhamat e makinës, por se ka pasur një tjetër problem për të cilin i është dashur ndërhyrja e policisë.

Lajmin e përgënjeshtroi edhe policia e Tiranës, që përmes një njoftimi zyrtar konfirmon se Lekatari nuk ka rënë pre e asnjë sulmi. “Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, njofton Policia.