Këngëtarja Rozana Radi, është një ndër artistet më të dashura për publikun, e cila tërheq vëmendjen dhe për sensin e humorit të saj.
Rozana është shumë aktive në rrjetin social Instagram, teksa realizon shumë biseda virtuale me ndjekësit duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.
Ditën e djeshme, njëri prej ndjekësve e ka pyetur Rozanën nëse është shtatzënë apo jo. Në përgjigje, këngëtarja nuk i ka kursyer batutat, teksa shprehet: “Po në gjoks”, shoqëruar me disa emoji duke qeshur.
Ndërkohë, duke iu përgjigjur një tjetër ndjekësi, Rozana ka treguar dhe se si ka humbur peshë. “Për dy muaj kam hequr plot 13 kg. S’kam mbajtur ndonjë dietë fikse. Hiq sasinë e ushqimit.
Mbylle darkën herët. Ha mish, peshk zgare (sa të duash). Hiq patatet e skuqura. Ëmbëlsirat dhe bukën. Dhe fruta jo sa të ngopesh. Mjafton pak në drekë”, tha ajo.