Stina e verës sjell jo vetëm pushimet dhe qetësinë e munguar, por edhe një shumëllojshmëri ushqimesh. Perime e fruta shumë të shijshme që na mungojnë përgjatë gjithë vitit e që kemi mundësi t’i konsumojmë në këtë stinë.

Një nga perimet më të preferuara të stinës është edhe speci, që është plot me vitamina, fibra, proteina si edhe minerale si hekuri, kalçiumi, fosfori, magnezi e kaliumi. Por sa herë konsumojmë ose gatuajmë speca, shumica prej nesh ka tendencën t’ia heqë farat dhe t’i hedhë në kosh.

Nëse e keni bëë deri tani, mos e bëni më. Farat e specit kanë të njëjtat vlera si kjo perime. Specat dhe farat ndihmojnë të gjithë njerëzit kundër sëmundjeve kardiovaskulare, duke parandaluar mpiksjen e gjakut dhe ndihmon në mbajtjen e kolesterolit në nivel të ulët.

Gjithashtu, farat, por edhe vetë speci janë të mira edhe për shëndetin e syve, pasi vetë farat përmbajnë vitaminë A që përmirëson shikimin.

Përveç vitaminës A, farat përmbajnë edhe vitaminë E, që ndikon drejtëpërejtë në shkëlqimin e lëkurës dhe forcimin e flokëve.

Kini parasysh në përgatitjen e një sallate me mish pule, përdorini specat së bashku me farat. Kjo do të bëjë një sallatë më të shijshme, por edhe me më pak kalori.