Ish-konkurrenti i emisionit “Përputhen”, Fation Kuqarri,  ishte i ftuar dje në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell”, ku u ndal pak të fliste edhe për “Kepin e Tundimeve”.

Ish-kônkurrenti tha se shumë gjëra u bënë për “show”, madje ai la të kuptôhej se disa konkurrentë ishin të lidhur jashtë dhe ishin futur vetëm për famë.

“Ishte një emision televiziv dhe shumë gjëra mund të bëhen për show, bëhen dhe ngacmime që mbeten brenda kornizave.

Unë as me Efin, as me Junën s’kam asnjë lloj marrëdhënie. Ne të gjithë supozohej të ishim beqarë, ata që u futëm aty brenda, por a ishim apo jo…”, u shpreh Fationi, duke lënë të kuptohet se disa prej konkurrentëve kanë pasur lidhje jashtë.