Imunologu i njohur amerikan Anthony Fauci, shefi i epidemiologjisë në këtë shtet, ka bërë një parashikim që amerikanëve nuk do t’u pëlqejë shumë. Ai tha se me shumë gjasa amerikanët do të vazhdojnë të mbajnë maskën edhe gjatë vitit 2022.

Maska do të jetë një mjet i rëndësishëm mbrojtës në këtë situatë. Gjithsesi, unë mendoj se masat ndaj pandemisë do të vijnë duke u zbutur me kalimin e kohës. Kjo, edhe për shkak të administrimit të një numri gjithnjë e më të madh vaksinash në popullatë, që do të parandalojnë përhapjen e tij”, tha Fauci.

Amerika është vendi më i prekur në botë nga pandemia Covid-19, me më shumë se 28 milionë raste dhe gati 500 mijë viktima. Vaksinimi në këtë vend vijon normalisht, me gati 61 milionë amerikanë që kanë marrë të paktën një dozë.