Roger Federer është ende i paqartë për të ardhmen e tij. 40-vjeçari nuk luan që prej grand slam të Wimbledon, ndërkohë që nuk mori pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Duke folur për gjendjen e tij, pak ditë pas ditëlindjes, zvicerani sqaron: “Gjuri tani është më mirë dhe aktualisht jam me pushime. Gjithsesi, për shkak të gjurit kam kohë që nuk stërvitem”.

Pas Wimbledon kam ndërprerë çdo aktivitet fizik për shkak të gjurit dhe javën e ardhshme do të flas me mjekët dhe stafin tim për të kuptuar situatën. Nuk e di se çfarë po ndodh saktësisht dhe se si do të ecim përpara. E ardhmja ime është ende e paqartë. Gjithçka ka ndryshuar: Dikur mediat më pyesnin për renditjen, ndërsa tani nëse do të luaj më dhe cilat janë objektivat e mi”, tha Federer.

Në këtë moment të karrierës dëgjoj më shumë krahasuar me të shkuarën. Sillem ndryshe me çdo gjë krahasuar me 10 vite më parë. Për të bërë çdo gjë kam nevojë për më shumë kohë. Dikur, një dhimbje shpine kalonte për 2 ditë, tani duhen 2 javë dhe kjo kërkon më shumë kohë për t’u stërvitur”, rrëfehet Roger Federer.