Roger Federer ka konfirmuar se nuk do të luajë në grand slam të Australian Open që nis më 8 shkurt, pasi ende nuk është në formën optimale. Gjithsesi, zvicerani ka të tjera plane, teksa për vitin 2021 ai synon Wimbledon dhe Lojërat Olimpike të Tokios.

Duke folur për tenisin e sotëm, ai jep disa këshilla: “Jam i mendimit se trajneri duhet të nxisë tenistët të luajnë më shumë afër rrjetës. Nuk mund të qëndrosh gjithnjë në fund të fushës. Këtë gjë duhet ta bëjnë edhe drejtuesit e turneve”.

Mendoj se sot mes sipërfaqeve të ndryshme të fushave të tenisit nuk ka shumë diferenca. Nëse do të kishte sipërfaqe më të shpejta, tenistët do të detyroheshin të adaptoheshin dhe spektakli do të ishte më i madh”, u shpreh Roger Federer.