Ndryshe nga sa kishte deklaruar kohe me parë, se do të jepte lamtumirën në Bazel (në eventin e datave 22-30 tetor), tenisti zviceran Roger Federer ka konfirmuar se nuk do të luajë në turneun e shtëpisë.

Falënderoj organizatorët për propozimin që më bënë. Të festoja në shtëpinë time do të kishte një rëndësi të veçantë për mua. Gjithsesi, për fat të keq, ky event vjen shumë shpejt me turneun e Laver Cup që zhvilluam në Londër”, tha Federer.

Në turneun londinez, Federer i dha zyrtarisht lamtumirën sportit. Duket se jehona mediatike e turneut të Laver Cup nuk mund të prishet, ndaj Federer nuk do të jetë i pranishëm në Bazel, duke zhgënjyer fansat e tij.