Tenisti zviceran Roger Federer, aktualisht numri 7 në botë, ka vendosur të rikthehet të luajë në fushat me dhè. Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në turneun Masters të Madridit, që zhvillohet më datat 2-9 maj.

Federer, që vjet u operua dy herë, u rikthye këtë vit pas 13 muajsh pushim, duke luajtur në turneun e Doha (1 fitore, 1 humbje), ku u eliminua në çerekfinale. Ndërsa tani debuton në fushat me dhè.

Ky duket se do të jetë turneu i vetëm përgatitor i Federer për grand slam të Roland Garros, që nis në fund të majit (23). Në turneun e Madridit do të luajnë 12 tenistë më të mirë në botë, përfshi edhe Nadal e Djokovic.

Hera e fundit që zvicerani ka luajtur në Madrid ishte viti 2019, ndërkohë që e ka fituar këtë turne 3 herë në karrierën e tij.