Roger Federer, fitues i 20 grand slam në karrierë, do të rikthehet në fushë pas disa ditësh, ku do të luajë në turneun e Gjenevës, në vendlindjen e tij, në Zvicër. Ky turne do të jetë një test për Federer, në prag të grand slam të Roland Garros.

Pas 2 ndërhyrjesh kirurgjikale dhe një pushimi kaq të gjatë, do të bëj më të mirën e mundshme për t’u rikthyer në formën më të mirë dhe fituar sërish”, u shpreh Roger Federer për mediat vendase.

Për sa kohë do të jem i shëndetshëm do të vijoj të luaj. Nuk e di ende se kur do të tërhiqem, por di që do të luaj ende”, u shpreh Federer, aktualisht numri 7 në botë për meshkuj.

Objektivat e zviceranit për këtë vit janë Wimbledon dhe Lojërat Olimpike. “Do të jetë një rikthim i avashtë, pa sforco. Turneu parizien do të jetë një test i fortë para Wimbledon, për të parë se ku mund të shkoj”, tha zvicerani.