Felipe Melo, ish-lojtar i Juventusit dhe Interit, foli për “Gazzetta dello Sport” dy ditë para “Derby d’Italia”. Dhe kush tjetër më mirë se ai i njeh të dyja ekipet… Braziliani, megjithatë, filloi nga grindja me Giorgio Chiellini, e cila arriti kulmin majin e kaluar, pas fjalëve që dolën nga libri i kapitenit bardhezi. Felipe Melo tashmë ishte përgjigjur për këtë, por e thellon përplasjen verbale më tej:

“Në futboll, ajo që ndodh në dhomën e zhveshjes qëndron atje. Sipas mendimit tim, shokët e tij të skuadrës duhet t’i hapin sytë, sepse tashmë ka folur për një nga shokët e tij të skuadrës në të kaluarën (Balotelli), kështu që mund ta bëjë përsëri. Kjo për mua quhet etikë. Nëse ai nuk ka etikë, është problemi i tij. Unë kam etikë dhe nuk e lejoj veten të flas keq për të. Kurrë nuk flas keq për dikë që ka punuar me mua”.

Felipe Melo, duke lëvizur tek Interi, gjithashtu kujton periudhën e shurdhër të kaluar me trajnerin De Boer: “Ai bëri një mu* tek Interi, nuk foli asnjë fjalë në italisht. Por, unë nuk flas keq për të, i respektoj zgjedhjet e tij, gjithmonë jam trajnuar mirë. Kam luajtur para se të vinte ai, nuk luaja më me të dhe pastaj me Pioli u ktheva në formacion, kështu që isha mirë”.

Më në fund, Felipe Melo flet për mesfushorët, kolegë të tij, që nuk po performojnë siç pritej tek Interi: “Vidal nuk është ai që ishte pesë vte më parë. Tani ka më shumë përvojë, ka më pak sasi dhe më shumë cilësi. Më parë, ai gjithmonë luante zonë më zonëtë fushës. Sidoqoftë, është një lojtar i mirë.

Eriksen do ta mbaja akoma, 100%; unë do t’i besoja. Ai nuk është një fenomen, një lojtar i nivelit më të lartë, por mbetet një lojtar i shkëlqyeshëm. Sigurisht që nuk mund ta ndihmojë aktivizimi i pakët. Nëse e blini, atëherë duhet t’i besoni. Ky është problemi që ai ka me Conte. Gjithmonë duhet të luash, edhe pasi të humbasë një ndeshje”.