Momenti jo shumë pozitiv i Atletico Madridit vazhdon. Edhe me mbështetjen e publikut të Metropolitano-s, skuadra e Cholo Simeone nuk arriti të thyejë murin e Club Brugge, që është kualifikuar në raundin e dytë të Champions League, ndërsa Colchoneros do të duhet të luajnë për gjithçka në sfidat kundër Bayer Leverkusen dhe Porto.

Atletico ka pasur disa raste, por herë mrekullitë e portierit Mignolet, herë të tjera pasaktësia e sulmuesve i pengoi spanjollët të shënonin golin që sipas të gjitha gjasave do të kishte vendosur ndeshjen. Dhe duke folur për sulmuesit, situata e Joao Felix ka filluar të kthehet në një çështje.

Duke qenë se Atletico ka… zhbllokuar çështjen Griezmann, i cili nuk duhet të aktivizohet më nga minuta e 60-të e në vazhdim, ka qenë portugezi ai që u la në stol nga Simeone. Dhe siç raporton Sportbible, nuk është se numri 7 e ka marrë shumë mirë.

Pamjet televizive, në fakt, e kanë kapur Felix të  tërbuar në stol pasi bëri nxehje ngrohur për çerek ore dhe pasi Simeone ka zgjedhur të aktivizojë Witsel, për më tepër në vend të një sulmuesi si Griezmann.

Dhe kjo nuk është e gjitha, pasi situata në lidhje me blerjen rekord të klubit Colchonero sa vjen e nxehet edhe përmes rrjeteve sociale.

Në fund të ndeshjes vërshuan postimet në Twitter për mungesën e aktivizimit të Joao Felix-it, një prej të cilëve erdhi nga një tifoz i Benfica-s, skuadra e tij e vjetër. Është e panevojshme të thuhet se ishte një ftesë për t’u kthyer në Lisbonë…

“Këtu je i respektuar, kthehu në shtëpi”. Një apel që dukshëm i ka pëlqyer portugezit, në kuptimin e vërtetë të fjalës: nga profili i tij zyrtar ka ardhur një “like” që lë të kuptohet se ndoshta luzitani po mendon vërtet të largohet. Jo saktësisht ajo që pritej kur ai u transferua te Colchoneros për plot 126 milionë euro.