“Përputhen” është një nga programet më të ndjekur në vend.

Ndërsa ky edicion ende nuk po arrin të prodhojë mjaftueshëm lajme, sezonet e para të programit kanë qenë shumë të komentuara, ndërsa vazhdojnë të jenë edhe sot e kësaj dite.

Një prej ishh-konkurenteve të Përputhen, Antonia Gjoka ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi, ku ka treguar se moderatorja e këtij programi, Bora Zemani është mendjemadhe.

E ftuar në emisionin Glamour, në RTV Ora, Antonia i dha menjëherë përgjigje pyetjes, duke thënë se: “Do të thoja që është Bora Zemani, sepse kemi rastisur në të njëjtin koridor dhe nuk jemi përshëndetur. Më ka qëndruar e ftohtë, ndoshta ashtu ka karakterin e saj.

Dhe unë jam dyfish kur nuk shoh ndonjë mirësjellje tek të tjerët”- tregoi Antonia, ish-konkurente e programit “Përputhen”.