Rio Ferdinand është i magjepsur për Jack Grealish.

Ish-mbrojtësi i Manchester United i ka thurur elozhe stilit të lojës dhe profesionalizmit të mesfushorit të Aston Villa-s.

“Të them të drejtën nuk më intereson nëse Pogba largohet ose jo nga Manchester United. Grealish është njeriu im, ai i duhuri. E njoh qëkur ishte adoleshenet”, ka thënë Ferdinand për kanalin Youtube FIVE.

“Ajo që njerëzit nuk shohin te Jack Grealish është uria dhe puna e madhe që qëndron mbrapa paraqitjeve të tija në fushë. Vëmendja ndaj detajeve dhe mënyra si tsërvitet”.

“Nëse do të isha trajneri i një prej skuadrave më të mira të Anglisë, nuk do ta lija të qëndronte te klubi ku është tani. Do të shkoja ta merrja personalisht”.