Reperi i njohur i muzikës shqiptare, Fero, ka thumbuar reperen tjetër të njohur, Tayna, pas daljes nga burgu. Në një bisedë në rrjetin social Tik Tok me Kozakun, Fero është pyetur nëse e ka vënë re se sa shumë është dobësuar Tayna.

Fero menjëherë ka reaguar duke e thumbuar reperen. “Taynën nuk duhet me e pyet a ka ndonjë muzikë të re, por a ka ndonjë operacion të ri’, ka thënë ai, me deklaratën e tij që bëri shumë bujë.

Kujtojmë se Fero pak kohë më parë u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj një personi në mes të qytetit, por që pas daljes nga burgu, ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Jemi mësuar që të dëgjojmë deklarata thumbuese mes dy reperëve, por kjo është hera e parë që një reper del kundër një repereje femër.

Kjo industri e muzikës, merr gjithmonë vëmendje të madhe, pasi artistët e këtij zhanri, shpeshherë bëjnë deklarata kundër njeri-tjetrit…