Nuk është e vërtetë që bukuria nuk mund të vlerësohet nga shkenca. Këtë e ka konfirmuar një studim i Confused.com, platformë që krahason shërbimet financiare, që ka analizuar sipas disa kritereve specifike disa nga makinat më të bukura të krijuara ndonjëherë, duke përcaktuar edhe se cila është më e bukura e të gjitha kohërave.

Nga 2010-a e deri më sot – Me një rezultat pothuajse perfekt me 99.73%, shkallën më të lartë të podiumit e ka marrë McLaren 720s 4.0 V8 e 2017-ës, e ndjekur nga “motra” 570s Coupè e të njëjtit vit (me 99.24%). Medalja e bronzit është fituar nga Lamborghini Gallardo LP560-4 Coupè e vitit 2012-të (99,20%).

Nga viti 2000 në 2009-ën – Në fillimin e mijëvjeçarit të ri dallohen Lamborghini Gallardo Coupè e 2003-shit (99,20%), Ferrari 360 Modena Challenge Stradale F1 e 2000 (99,07%) dh Aston Martin One -77 e 2008-ës (98,85%).

Vitet ’90 – Më e bukura e viteve ’90 është Ferrari F355 GTS e 1994-ës (99,20%), e ndjekur nga Lotus Esprit V8 32V Turbo e 1996-ës dhe McLaren F1 e 1994-ës (98,67%).

Nga vitet ’40 te vitet ’70 – Në vitet ’70 me 85.73% ka lindur makina “pothuajse perfekte” Mercedes Benz C111-11 D e 1970-ës, ndërsa janë pak më të ulëta përqindjet e “perfeksionit” në vitet ’40 dhe ’50 me një mesatare 74,48%. Ferrari 166 MM Zagato Panoramica e 1949-ës është ajo që dallohet nga të tjera me 88,27%.