Në shtëpinë e futbollistit të Kombëtares, Odise Roshit, ka festë diten e sotme. Djali i futbollistit kuqezi, feston ditëlindjen e parë dhe nuk mungoi as një urim i ëmbël nga Roshi. Me disa foto të publikuara të të birit, Odiseu shkruan: “Gëzuar Ditëlindjen tënde të parë o kënaqsi e shpirtit!

Të uroj të kesh jetën e gjatë dhe të shëndetshme, Cdo ditë e jotja qoftë e mbushur me lumturi! Je bekimi më I madh I jetës time, të dua pafundsisht. Happy birthday zemra e babit”, shkroi Roshi.

Kujtojmë që Odise Roshi ka qenë prej shumë vitesh pjesë e Kombëtares sonë kuqezi, madje dhe vazhdon të grumbullohet herë pas here nga trajneri Edi Reja.

Gjithashtu, Roshi përfaqësoi Shqipërinë edhe në Europianin historik të 2016-ës, ku kombëtarja jonë luajti tri ndeshjet e grupeve dhe e mbylli kompeticionin me 3 pikë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Odise Roshi (@roshiodise)