Beniada Nishani ka fituar simpatinë e të gjithë shqiptarëve. Modelja e njohur ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP dhe ia doli të shkonte deri në finale.
Tashmë, ajo është kthyer në një personazh mjaft të preferuar nga publiku shqiptar për shkak të çiltërsisë së saj.
Së fundmi, Beniada ka ndarë një lajm shumë të gëzuar me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Përmes një postimi në Instagram, modelja shqiptare ka bërë me dije se do të përfaqësojë Shqipërinë në një nga aktivitetet më të rëndësishme të kinematografisë botërore, në Festivalin e Filmit në Venecia. Ajo falënderon edhe Fadil Berishën, fotografin e madh shqiptar për foton e realizuar.
“Dua të ndaj me ju një ftesë shumë të rendësishme për mua, do të shihemi me 5 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia. Shpresoj të përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën më të mirë të mundshme. Flm speciale a @fadilberishaphotography per questo scatto” – shkroi Beniada në Instagram.
Ne i urojmë sa më shumë suksese!
View this post on Instagram