Kenneth Smith, 33 vjeç nga Karolina e Veriut ka festuar dy gëzime në një ditë, përvjetorin e martesës së tij dhe…çmimin prej 100 mijë dollarësh që fitoi rastësisht nga një biletë lotarie.

Teksa po shkonte në plazh me familjen e miqtë e tij, një prej tyre i rekomandoi 33 vjeçarit fë blejë një biletë lotarie përgjatë një ndalese në rrugë.

Ai zgjodhi një biletë gërvishtëse prej 100 milionë dollarësh Mega Cash, teksa arriti të kapë një premio prej 100,000 dollarësh.

Smith tha se miku i tij ishte në ekstazë kur mësoi se rekomandimi i tij në dyqan i kishte sjellë atij një çmim të madh.

Djaloshi 33 vjeç deklaroi se ai festoi fitoren e tij duke e çuar grupin për mëngjes.