Deputeti Fidel Ylli ka folur nga parlamenti sërish për problemet që ka liga dhe bojkotin e futbollit shqiptar. Liga Profesioniste e Futbollit duhet të ulet në tavolinë sipas asaj që thotë deputeti Fidel Ylli.

“Sporti ka shqiptar ka 30 vite që vuan, sepse qeveritë e ka në parë si thelë përmbi bisht. Qeveria Rama ka investuar për sportin sa në 100 vjet shtet shqiptar. 31 milion euro janë dhënë për infrastrukturë sportive: stadiumet, Tirana Olimpik Park, Qendra Olimpike e Korçës, 64 palestra sportive.

“A mund të thotë ndonjëri nga ju që jam i kënaqur me kaq? Jo, nuk jam i kënaqur, por kjo tregon se qeveria e ka futur sportin në prioritet. E ka aset të çmuar në duart e qytetarëve shqiptarë. Kryeministri ka thënë do të investojmë në sport, që të ulim shpenzimet në shëndetësi, sepse nuk duhet të përhapet obeziteti në shoqëri, nga alkooli, droga. Këto janë nisma”, – tha ai.