Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi është bërë nënë për herë të parë këtë të martë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë artistja, e cila ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale, ndërsa ka zbuluar edhe emrin e veçantë që ka zgjedhur për djalin.
Fifi dhe Adisi kanë vendosur që ta quajnë djalin e tyre të parë Theo Mal Patushi. Çifti mesa duket ka qenë me dy mendje dhe kanë vendosur t’i japin djalit të tyre dy emra, Theo Mal.
Kujtojmë që për Adisin kjo është hera e dytë që ai bëhet baba, pasi ka edhe një djalë nga martesa e tij e parë me modelen Adrola Dushi.