Këngëtarja shqiptare mjaft e dashur për publikun shqiptar, Fifi ka zyrtarizuar prej disa muajsh marrëdhënien e saj me Adis Patushin.

Çifti është shumë i dashuruar me njëri-tjetrin, teksa këtë nuk ngurojnë ta ndajnë herë pas here edhe në rrjete sociale.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur dyshja kanë vendosur të ‘arratisen’ së bashku. Nuk dihet se për ku, por mesa duket, ata kanë vendosur të bëjnë një udhëtim vetëm për vetëm.

‘Le të humbasim së bashku’ ka shkruar Fifi krah një fotoje të publikuar me Adisin në Instagramin e saj, teksa ky i fundit, në rrjetet e tij sociale ka hedhur një foto tjetër krah partneres duke shkruar ‘I pafajshmi dhe e bukura’.

Epo shpresojmë që çifti ta shijojë këtë udhëtim së bashku!