Këngëtarja e njohur Filoreta Raci, ndryshe e njohur me emrin e artit Fifi, ka habitur me deklaratën e saj për të dashurin e ri. Ajo i është drejtuar, Adis Patushit me disa fjalë të bukura dashurie, por mes tyre ka tërhequr vëmendjen një shprehje, e cila është komentuar së shumti.

“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty” – shkruan ndër të tjera Fifi. Fifi dhe Adisi u lidhën me njëri-tjetrin, sapo këngëtarja doli nga shtëpia e Big Brother, ku ajo nuk pati një eksperiencë të mirë.

Postimi i plotë i Fifit: Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të ët dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime , dashnia që e kërkova për vite me rradhë . Të dua”.

Mirëpo, lidhur me këtë ka ardhur dhe një reagim nga gazetarja Zhalkin Lekatari, e cila thotë se është ndjerë “e neveritur” nga postimi i këngëtares. “Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua.

Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person.

Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”, thotë Zhaklin