Fifi është një nga këngëtaret më të dashura, që prej vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar.

Ajo ka sjellë shumë këngë, që tashmë janë hite e që dëgjohen e dihen përmendësh nga shumë të rinj.

Përveç karrierës profesionale, ku Fifi duket se është në maja e po e shijon, ajo është edhe në një marrëdhënie shumë të bukur dashurie me Adis Patushin, biznesmenin shqiptar.

Çiftin e shohim shumë aktiv në rrjete sociale, duke publikuar shpesh edhe momente nga jeta e tyre e përditshme, që duket tepër e lumtur.

E këtë në fakt e vërteton edhe Fifi, e cila e pyetur nga ndjekësit e saj në një bisedë virtuale në rrjetet sociale nëse ndihet e plotësuar nga Adisi shkruan me superlativa për të.

Adis Patushi osht gjithcka qe kom lyp ne jete!! Adisi eshte njeriu ma i mrekullueshem qe kom taku. Nuk lodhna tu shkrujt per to as nuk ka me u lodh kurre… vetem Zoti ka dite me ma pru kapakun e tenxheres tem dhurate. I Love u, ma shume se cdo gjë n’Univers (edhe pse m’ki bo nervoz sot)”– shkruan Fifi.