Fifi është një nga artistet më të dashura e me një zë tepër të bukur në tregun muzikor shqiptar. Thuajse çdo këngë e saj është tashmë një hit dhe shumica e tyre dihen përmendësh nga shumë të rinj.

Gjatë këtij viti, Fifi ka sjellë disa këngë të reja, teksa së fundmi ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një tjetër projekt të ri.

Por kënga e re do të jetë një bashkëpunim, teksa këtë gjë këngëtarja e ka zbuluar përmes një video të publikuar në Instagram.

Dhe jo vetëm kaq, por projekti i ri do të mbajë një titull tejet të veçantë, ‘Trauma’.

“Trauma, së shpejti në bashkëpunim me …?”, shkruan artistja krahas videos së shkurtër, ndërsa nuk na zbulon më asgjë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)