Në profesion futbollist, por edhe me një ambicie të veçantë: të duket si zvarranik. Kjo është historia e çuditshme e Oscar Junior Benitez, një futbollist i lirë aktualisht, i cili gjithashtu krenohet me një të kaluar te Boca Juniors dhe ekipe të tjera të Amerikës së Jugut.

I shëtitur edhe në Europë për një kohë të shkurtër, duke veshur fanellat e Benfica dhe Sporting Braga, lojtari po bën bujë në këto orë për një transformim që për shumëkënd është vërtet i habitshëm.

Djali vendosi të bënte një operacion në gjuhën e tij, sepse donte ta kishte atë si zvarranikët. Ka qenë vetë futbollisti, ai që ka treguar pamjet e ndryshimit në profilin e tij në Instagram.

Benitez tregoi sesi gjuha ndahet në dysh, saqë i ngjan hardhucës apo gjarprit. Ky është një operacion i ndaluar në disa vende si Shtetet e Bashkuara dhe Australi për shkak të rrezikshmërisë së tij.

Do të shohim nëse, pasi të ketë arritur objektivin e tij, lojtari do të kthehet për t’u bërë protagonist në fushë. Ndoshta me armën shtesë për të “frikësuar” kundërshtarët me gjuhën e tij…