Ish-mbrojtësi i Chelsea dhe Atletico Madrid, Filipe Luis, ka pretenduar se trajneri i “Rojiblancos”, Diego Simeone, të cilin e përshkruan si një figurë babai, nuk është një menaxher i shkëlqyeshëm. Mbrojtësi brazilian luajti nën drejtimin e trajnerit në fjalë tek Atletico, por zbulon se kishte një numër fjalësh të kryqëzuara midis dy personazheve të zjarrtë. Filipe Luis thotë se Simeone ishte një kryqëzim midis babait dhe shokut, por përpiqej t’i menaxhonte lojtarët në nivel personal:

“Ai thoshte se mënyra më e mirë për t’i respektuar të gjithë është lënia e të gjithëve gati për një moment që mund të ketë nevojë. Kërkonte maksimumin në çdo seancë stërvitore, gjithçka me të është në maksimum. A ishte Simeone i mirë në marrëdhëniet me njerëzit? Jo. Nuk është e lehtë për të që të merret me personalitetet e lojtarëve, sepse dominon krenaria e tij.

Disa probleme ndodhën: Joao Felix goditi me një shishe ujë, Luis Suarez doli si i çmendur pasi u zëvendësua. Ai ka një ndjenjë të mirë me disa nga lojtarët, me të tjerët është më profesionist. A është trajner i mirë si sillet me futbollistët? Varet…, por nuk është nga më të mirët, me të cilët kam punuar. Trajneri aktual i Brazilit, Tite, është spektakolar në këtë drejtim. Ai i bën të gjithë të ndihen shumë të rëndësishëm, aftësia e tij për të folur është e jashtëzakonshme”.

Filipe Luis fitoi La Liga, Kupën e Mbretit dhe dy “Europa League” nën drejtimin e Simeone; kishte një marrëdhënie të ngushtë me trajnerin e tij, por shpesh debatonin për stilin e lojës. Braziliani ishte i etur për t’u larguar nga qasja tejet mbrojtëse e argjentinasit: “Ne kemi pasur një debat të vazhdueshëm për të luajtur më shumë me topin. Ai ishte si një baba, një mik, kemi qenë së bashku për një periudhë të gjatë. Simeone ulej me mua dhe Diego Godin, duke bërë shaka: A dëshiron të luash ndryshe? Më thuaj, a ka Godin një këmbë të mirë për të krijuar nga mbrapa?

Simeone beson shumë në punën e tij. Të 11 lojtarët duhet të punojnë shumë fort. Ai ndryshon sistemin taktik gjatë një loje, ndryshon formacionin sipas kundërshtarit. Doja të luaja pak më shumë futboll sulmues, por çfarë mund të them? Për Atletico Madridin, ai është trajneri më i mirë që ka pasur”.