Kemal Ademi ka kërkuar që t’i bashkohet skuadrës së Kosovës. Një minutë?! A s’ishte sulmuesi që refuzoi “Dardanët” për të luajtur me kombëtaren e Zvicrës? Po, Ademi nuk pranoi fillimisht ftesën e Përfaqësueses së Kosovës sepse priste ftesën e helvetëve.

Ftesë që nuk erdhi kurrë, prandaj Kemal Ademi bëri prapa-kthehu dhe ka nisur bisedimet me FFK sipas asaj që shkruan Telegrafi. Sulmuesi ka kontaktuar me presidentin Agim Ademi dhe i ka kërkuar t’u bashkohet atyre.

Kemal Ademi u largua nga skuadra e Baselit drejt ekipit të Fenerbahçes. Ai do të zëvendësojë Vedat Muriqin te skuadra e kanarinave. Ademi shënoi 13 gola në 26 ndeshje te luajtura te Baseli. Afrimi i tij te Kosova është një vlerë e shtuar për sulmin. Kosova do të ketë dy sulmues mjaft cilësorë, Muriqin dhe Kemal Ademin.