Kjo fillimjave do të nisë e ngrohtë dhe me diell që në orët e para të mëngjesit. Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e një moti të alternuar me kthjellime e vranësira.

Gjatë pjesës së parë të ditës, kthjellimet do të jenë më të dukshme, ndërsa gjatē pasdites pritet që në një pjesë të vendit të shfaqen edhe vranësirat e herë pas hershme.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë përgjatë kësaj të hëne, duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.