Kjo fillimjavë pritet të karaktetizohet nga një mot i alternuar me kthjellime e vranësira.

Këto të fundit do të jenë më të dukshme në zonat veriore gjatë pjesës së parë të ditës, teksa gjatë pasdites mund të gjenerojnë edhe reshje shiu në këto zona. Pjesa tjetër e vendit do të jetë nën kushtet e një moti të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie të lehtë përgjatë këtyre dy ditëve, teksa gjatë kësaj të hëne, temperaturat do të luhaten nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verilindor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.