Lucas Torreira, mesfushor i Arsenal-it, ka folur për El Otro Partido në lidhje me karrierën e tij te Topçinjtë, duke pranuar se ka kaluar disa momente shumë të vështira për hapësirën e pakët në ekip.

Gjërat nuk janë përmirësuar as pas huazimit tek Atletico Madrid, edhe për shkak të vdekjes së parakohshme të mamasë së tij.

“Një vit më parë punoja me një psikolog në Spanjë, sepse në vitin e dytë me Arsenal-in luaja shumë pak”, ka shpjeguar Torreira.

“Ka qenë e vështirë për mua ta pranoja sepse jeta ime varet nga futbolli dhe kur nuk luaj, nuk argëtohem. Jam me humor të keq dhe ndohin shumë gjëra. Ja pse i jam drejtuar një psikologu”.

Më tej: “Shumë vite më parë thonin ‘si shkon te psikologu, je i çmendur?’ Sot është shumë e rëndësishme, veçanërisht për ata nga ne që jetojnë shumë larg familjeve”.

Vështirësitë nuk kanë munguar as tek Atletico Madrid, për shkak të ndarjes nga jeta të mamasë.

“Do të kisha dashur të qëndroja me familjen time. Kisha pak dëshirë të kthehesha në Spanjë, sepse aty do të qëndroja vetëm. Fatmirësisht, një nga vëllezërit e mia ka ardhur me mua, por unë doja të qëndroja me babanë time, sepse ishte ai që vuante më shumë nga kjo humbje”, ka vazhduar Torreira.

“Ishte gjithmonë me mamanë time, shkonin kudo bashkë dhe tani është shumë e dhimbshme ta shikosh vetëm. Për ne do të jetë gjithmonë mamaja jonë dhe për të do të jetë shoqja e tij”.